Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sot në Prishtinë dhe qendrat tjera të Kosovës, mbahen protesta, ku do të kërkohet lirimi i grupit të pjesëtarëve të ish UÇK-së dhe aktualisht oficer të Trupave të Mbrojtjes të Kosovës, të arrestuar kohë më parë në Prishtinë. Gjatë javës në Prishtinë do të ketë edhe protesta të tjera të paralajmruara. Lidhja Demokratike e Kosovës, ka paralajmëruar për të mërkurën demonstrata paqësore kundër sulmit në zyrën e presidentit Rugova. Në anën tjetër, anëtarët e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të protestojnë të enjtën, me ç'rast kërkojnë status më të mirë të rreth 80 mijë punëtorëve, pastaj zhbllokimin e procesit të privatizimit dhe nënshkrimin e kontratave kolektive.
XS
SM
MD
LG