Ndërlidhjet

PARIS


Terrorizmi ishte në fokus të bisedimeve ndërmjet presidentit francez Jacques Chirac dhe kancelarit gjerman Gerhard Schroeder.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Chirac tha se Franca nuk është imune nga sulmet terroriste dhe bëri thirrje për syçeltësi të vazhdueshme.
"Sot Franca nuk është shënjestër specifike e terrorizmit, por ashtu si të gjitha demokracitë, nuk është imune nga aktet terroriste", tha presidenti francez.
Schroeder ndërkaq bëri thirrje për intensifikimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftimin e terrorizmit.
XS
SM
MD
LG