Ndërlidhjet

NJU DELHI


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell e vlerësoi lartë përmirësimin e marrëdhënieve mes Indisë dhe Pakistanit, pas takimit që pati me ministrin e Jashtëm të Indisë Yashwant Sinha.
"Diskutuam mbi gjendjen në rajon, dhe jam i kënaqur që India dhe Pakistani ecin përpara në rrugën që u shtrua nga presidenti Musharraf dhe kryeministri Vajpayee në Janar", tha sekretari i shtetit.
Powell gjithashtu bëri thirrje për eliminimin e rrjetit, të cilin shkencëtari pakistanez Abdul Qadeer Khan e krijoi në disa vende duke i dhënë sekretet bërthamore.
Nju Delhi është ndalesa e parë e Powell-it në turneun në Azinë Jugore.
XS
SM
MD
LG