Së paku 10 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga përleshjet e sotme ndërmjet shqiptarëve e serbëve, që shpërthyen pas raporteve se dy fëmijë shqiptarë ishin mbytur në lumë duke ikur nga serbët, informojnë agjencitë e lajmeve. Burime spitalore në Mitrovicë thonë se tetë shqiptarë dhe dy serbë janë vrarë. Zëdhënësi i Natos, Jim Moran ka thënë se dy paqeruajtës, njëri francez e tjetri danez, janë të plagosur seriozisht. Në këtë aspekt, ka shtuar ai, raportet e mëhershme për vdekjen e një paqeruajtësi janë "krejtësisht të pavërteta". Më herët, zëdhënësja e policisë ndërkombëtare Angela Joseph kishte thënë se një ushtar francez ishte vrarë, por këto pohime, pos nga Natoja, janë përgënjeshtruar edhe nga ushtria franceze.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.