Së paku pesë persona janë vrarë në përleshjet e mbrëmshme ndërmjet kurdëve dhe policisë në qytetin verior Alepo. Një zyrtar partiak kurd në Siri sot ka thënë se në këto përleshje janë vrarë dy kurdë dhe tre policë. Raportohet se përleshjet filluan gjatë demonstratave të kurdëve me rastin e përvjetorit të sulmeve me gazra helmuese të ushtrisë së Irakut në fshatin kurd Halabxha në vititn 1988. Të premten e kaluar, në përleshjet e simpatizuesve të futbollit në rajonin kurd të Sirisë humbën jetën së paku 15 persona, shumica prej tyre kurdë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.