Ndërlidhjet

PRISHTINË


Komandanti i forcave të NATO-s në Kosovë, gjenerali Holger Kamerhoff ka bërë të ditur se Aleanca ka lejuar vendosjen e trupave rezervë të NATO-s në Kosovë.
Më tej ai ka shtuar se Shefi i UNMIK-ut, Harri Holkeri, kërkoi nga politikanët kosovarë të përmbahen nga deklaratat nxitëse, për t’i cilësuar si të papërgjegjshëm ata të cilët mbështetën protestat e së mërkurës. Ai tha se dhuna ishte porosia më e keqe që Kosova ka mundur t’i dërgojë bashkësisë ndërkombëtare.
“Ata që mendojnë se bashkësia ndërkombëtare nuk ka bërë asgjë, mendoni se ku ishit pesë vite më parë. UNMIK-u është duke punuar dhe po funksionin. Edhe pse i janë shkaktuar disa dëme ndaj pronës së saj, misioni jonë është i angazhuar në masë të plotë të tejkalojë sfidat e ditëve të fundit. Pas shumë kohe, Kosova është në krye të lajmeve botërore. Por këtë herë për të keq”, theksoi ai.
XS
SM
MD
LG