Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarët amerikanë kanë bërë thirrje urgjente për rivendosjen e qetësisë në Kosovë, pas dhunës së djeshme.
Departamenti i Shtetit ka kërkuar zhbllokimin e të gjitha akseve rrugore dhe më shumë respekt për forcat e KFOR-it, policisë ndërkombëtare dhe asaj vendore.
Më tej në deklaratën e Departamentit të Shtetit i bëhet thirrje drejtuesve politikë të Kosovës që të përdorin gjithë influencën e tyre mbi qytetarët e Kosovës për të ndërprerë dhunën dhe të shprehin paqësisht pikëpamjet e tyre.
Njëherësh administrata amerikane ka ngushëlluar familjet e tre fëmijëve shqiptarë, që humbën jetën në valët e Ibrit si dhe ka dënuar vrasjen e një të riu serb.
XS
SM
MD
LG