Ndërlidhjet

BRUKSEL


Shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana, i ka dërguar një mesazh personal drejtuesve të Kosovës, në të cilin shpreh shqetësimin për zhvillimet e fundit dhe viktimat në njerëz.
Solana ka kërkuar që udhëheqësit e Kosovës të tregojnë përgjegjshmëri dhe të bashkëpunojnë me KFOR-in dhe UNMIK-un.
Sipas Solanës zhvillimet e fundit janë kthim pas krahasuar me përparimin e shënuar në këto pesë vite në Kosovë. Shefi i diplomacisë evropiane ka theksuar se nuk do të ketë përparim në Kosovë për sa kohë do të sundojë dhuna.
Solana do të diskutojë rreth Kosovës nesër në Nju Jork me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG