Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, e ka refuzuar kërkesën e Bashkësisë Serbi e Mal i Zi për dërgimin e ushtarëve serbë në Kosovë.
Gjatë ditës shefi i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, lidhur me ecurinë e ngjarjeve në Kosovë ka deklaruar:
"KFOR-i po bën cfarë është e mundur për të krijuar siguri dhe stabilitet në Kosovë. Dhe mendoj se përgjegjësia kryesore, ndonëse të gjitha grupet etnike kanë përgjegjësi, bie mbi shumicën në Kosovë, që janë shqiptarët", tha Scheffer.
Më tej ai ka shtuar:
"Kemi parë shumë dhunë në Kosovë, dhe kjo është arsyeja për kërkesën time, kërkesë që i drejtohet drejtuesve të gjithë bashkësive etnike, që i drejtohet udhëheqësve të shqiptarëve që të bindin popullin e tyre të qëndrojë i qetë, pasi nuk dëshiroj të shoh si digjen shtëpitë dhe kishat ashtu sic nuk dua të shoh si digjen xhamitë në Beograd", theksoi shefi i Aleancës Veri-Atlantike.
XS
SM
MD
LG