Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria amerikane ka njoftuar se në sulmin me raketë në afërsi të qytetit Fallujah në perëndim të Bagdadit janë vrarë dy ushtarë amerikanë dhe janë plagosur gjashtë të tjerë. Në një sulm tjetër, po gjatë ditës së sotme janë vrarë dy civilë irakienë dhe janë plagosur disa të tjerë. Zyrtarët e ushtrisë amerikane kanë thënë se viktimat janë shkaktuar kur tri raketa kanë shpërthyer në Bagdad. Ndërkaq, një polic irakien është varrë dhe dy të tjerë janë plagosur nga një mjet shpërthyes në qytetin Bakuba në perëndim të Bagdadit. Ndërkohë, forcat amerikane kanë njoftuar se kanë arretuar gjashtë persona dhe kanë konfiskuar armë gjatë një aksioni në qytetin irakien të Mosulit.
XS
SM
MD
LG