Ndërlidhjet

UASHINGTON


Komisioni i pavarur, që i heton sulmet terroriste të 11 Shtatorit, sot do të fillojë t'i marrë në pyetje zyrtarët e lartë të administratës Clinton dhe Bush.
Në seancën dëgjimore pritet të paraqiten sekretari i Shtetit Colin Powell, ai i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, si dhe sekretarët e shtetit dhe të mbrojtjes të administratës së kaluar, Madeleine Albright dhe William Cohen.
Dëshminë pritet ta japë edhe Richard Clarke, ish këshilltari për luftën kundër terrorizmit në Shtëpinë e Bardhë.
Në librin e tij, Clarke e akuzon presidentin George Bush se para sulmeve i ka injoruar kërcënimet nga grupi terrorit Al Kaida, ndërsa pas sulmeve është fokusuar në Irakun e jo në Al Kaidën.
XS
SM
MD
LG