Zijadin Gashi, Prishtinë
Trazirat e 17 dhe 18 marsit i kanë shkaktuar dëme të mëdha Kosovës, ka vlerësuar sot Kuvendi i Kosovës në një debat të jashtëzakonshëm rreth situatës së sigurisë. Edhe pse në këtë takim qenë ftuar dhe shefi i UNMIK-ut, komandanti i KFOR-it, si dhe presidenti dhe kryeministri i Kosovës, asnjëri prej tyre nuk ka marrë pjesë në këtë debat.
Kryeparlamentari i Kosovës Nexhat Daci, tha se Kuvendi duhet t'i ofrojë mbështetje të plotë qeverisë në angazhimet e saj për riparimin e dëmeve të shkaktuara gjatë trazirave. Edhe pse pakënaqësitë e qytetarëve ishin në rritje këto dy vitet e fundit, zhvillimet e javës së kaluar sipas Dacit, i kanë zënë në befasi, si institucionet vendore, ashtu dhe ato ndërkombëtare.
"Hulumtimet do të tregojnë se si një demonstratë me forma demokratike, krejtësisht e ligjshme me një motiv krejt të qartë të protestimit si ishte mbytja e 3 fëmijëve në lumin Ibër dhe deblokimi i magjistrales Prishtinë-Shkup, u shndërrua në demonstratë të dhunshme me pasoja shumë të rënda."
Ndërkohë duke paraqitur pikëpamjet e Lidhjes Demokratike si grupi më i madh parlamentar Alush Gashi tha se Kosova ishte më e mirë para historisë së 17 marsit. Dhuna, tha Gashi, nuk është mjet për arritjen e qëllimeve të caktuara, aq më tepër shtoi ai, Kosovës nuk i duhet dhuna ndëretnike dhe u angazhua që shumica shqiptare t'ua ofrojë përkujdesje të plotë pakicave, duke parandaluar që 17 dhe 18 të mos përsëriten në të ardhmen. Më pas Gashi kërkoi që këto trazira të mos shfrytëzohen për dënimin e tërë Kosovës.
"Përpjekjet që eskalimi i dhunës, të cilën e kemi kundërshtuar të përdoret, që çështja e statusit të Kosovës të mos zgjidhet drejt dhe sa më parë sipas vullnetit të qytetarëve të Kosovës, është e rrrezikshme."
Në anën tjetër kryetari i Partisë demokratike Hashim Thaçi, tha se partia e tij e dënon ashpër dhunën e përdorur si ndaj pakicave ashtu dhe ndaj pranisë ndërkombëtare, duke kërkuar më pas që analizat e këtyre zhvillimeve të bëhen bashkarisht ndërmjet ndërkombëtarëve dhe vendorëve.
"Ka dhe nga ata njerëz që nxitojnë të japin vlerësime të njëanshme, për atë se çfarë ndodhi në Kosovë. Ata tregojnë se nuk janë të interesuar të gjejnë zgjidhje, por vetëm si të shpallin fajtorë. Kjo është metodë policore e papranueshme. Analizat duhet të jenë të përbashkëta, jo të njëanshme, jo të nxituara. Qëndrimet policore nuk mund të shndërrohen në qëndrime politike për institucionet e Kosovës."
Në anën tjetër nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bajram Kosumi tha se këto zhvillime i kanë vërtetuar analizat e mëhershme që vendorët dhe ndërkombëtarët në Kosovë duhet të ndërtojnë një partneritet të ri që gjëra të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
"Dhe nëse vendosin ta zhbllokojnë këtë stagnim të përgjithshëm në radhë të parë UNMIK-u dhe institucionet e Kosovës duhet të krijojnë një partneritet të ri. Institucionet e Kosovës duhet të garantojnë më fuqimisht sigurinë e pakicave kombëtare në Kosovë e në veçanti të pakicës serbe."
Në fund të këtij debati Kuvendi shprehu shqetësimin për vazhdimin e funksionimit të papenguar të strukturave paralele serbe, si dhe vendosi që të formojë një komision ad hoc, i cili bashkë me qeverinë, do ti analizojë shkaqet që sollën deri tek trazirat e përgjakshme, për t'i paraqitur më pas kuvendit një raport rreth situatës së krijuar dhe hapave që duhen ndërmarrë për tejkalimin e gjendjes.