Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ngritur pikëpyetje mbi vazhidmin e misionit ndërkombëtar në Kosovë dhe për mënyrën e zbatimit të politikës së standardeve para statusit. Gjendjen e status quo-së nuk mund ta ruajmë për shumë kohë, pavarësisht pranisë ushtarake, ka deklaruar Rexhepi në një takim me përfaqësues të mediave ndërkombëtare në Prishtinë.
PRISHTINË
Në mbledhjen e sotme, Kuvendi i Kosovës ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit pas trazirave. Deputetët kanë dënuar dhunën e ditëve të fundit dhe kanë vendosur të formojnë një komision për të analizuar shkaqet që çuan në dhunën e 17 marsit. Ky komision do të bashkëpunojë ngushtë me qeverinë, është thënë në këtë mbledhje.
MITROVICE
Koalicioni serb "Kthimi" pas një mbledhjeje të mbajtur në Mitrovicë ka dënuar ashpër, siç është thënë, spastrimin etnik të serbëve nga Kosova dhe ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, për të kërkuar ndihmë për mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë. Dragisha Kërstoviq nga ky koalicion ka paralajmëruar se ligjvënësit serbë nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës, për shkak të, siç tha, rrethanave të jashtëzakonshme. Nw njw zhvillim tjewtr një delegacion i ministrisë së Rusisë për situata të jashtëzakonshme që udhëhiqet nga Sergej Kudinov ka arritur sot në Graçanicë për të vërtetuar nevojat konkrete të popullatës serbe
BERLIN/BEOGRAD
Ministri i jashtëm i Serbisë e Malit të Zi, Goran Svilanoviq ka thënë se Gjermania po ndjek një politikë në favor të pavarësisë së Kosovës. Ai më tej ka shtuar se Gjermania nuk është e vetme në mesin e vendeve perëndimore që kërkon shkëputjen e Kosovës nga Serbia. Svilanoviq ka thënë se Beogradi dëshironte një rezolutë për të dënuar përpjekjet e shqiptarëve për spastrimin etnik të Kosovës, mirëpo konkretisht Gjermania e ka bllokuar atë. Svilanoviq ka thënë gjithashtu se interesat e Serbisë e Malit të Zi në këtë moment ndryshojnë nga ato të Gjermanisë.
Mirëpo, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Gjermanisë, Walter Lindner tha se pohimet e Beogradit ishin të pasakta, duke precizuar se KS i ka ftuar të gjitha palët që të tregohen të përmbajtura.
XS
SM
MD
LG