Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergej Ivanov ka përsëritur vërejtjen drejtuar NATO-s, se nëse vazhdon të vendosë forcat në afërsi të territorit rus, Rusia do të shtojë masat e sigurisë, përfshirë edhe mbrojtjen bërthamore. Ivanov ka thënë se NATO-ja po ndjek një strategji agresive dhe po e trajton Rusinë më shumë si kërcënim, sesa si partner. Ndërkohë, NATO-ja ka thënë se aeroplanët e saj të luftës, të hënën do të fillojnë patrullimet në hapësirën ajrore baltike.
XS
SM
MD
LG