Ndërlidhjet

TRIPOLI


Kryeministri britanik, Tony Blair e ka çmuar atë që e ka quajtur partneritet të ri më Libinë dhe ka thënë se lideri i Libisë, Muammar Gadafi sheh pika te përbashkëta me Britaninë në luftën kundër rrjetit terrorist Al-Qaida. Blair i ka bërë këto komente pas takimit me Gadafin, duke thënë se ripajtimi i Libisë me perëndimin është një sinjal i rëndësishëm për botën arabe. Blair ka vlerësuar lart vendimin e Libisë që të heqë dorë nga programet e saj të armëve për shkatërrim masiv. Ky vendim përmirëson jetën dhe sigurinë e të gjithëve, ka thënë Blair.
Me zgjatjen e dorës së bashkëpunimit ne nuk harrojmë të shkuarën, por përpiqemi që në dritën e ndryshimeve të vërteta ta tejkalojmë atë, tha Blair.
Vizita e Blairit në Libi ësht e para e një zyrtari të lartë britanik që nga vizita e Uinston Churchillit gjatë luftës së dytë botërore.
XS
SM
MD
LG