Ndërlidhjet

JANJIÇ:"DHUNA - SYNIM PËR TË IMPONUAR NJË REALITET TË RI"


Dushan JANJIÇ, drejtues i Forumit për Marrëdhënje Ndëretnike me seli në Beograd

RADIO EVROPA E LIRË
Si i komentoni zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë?

DUSHAN JANJIÇ
Më duhet të them se ngjarjet tragjike nga 17 marsi dhe këndej paraqesin kulminimin e një dinamike të çuditshme ose të ekstremizmit që kishte dalur jasht kontrrollit të bashkësisë ndërkombëtare dhe të liderëve shqiptarë.
Kjo nuk do të thotë se ato nuk kanë qenë të orkestruara. Ato në fakt ishin shumë të orkestruara dhe pos tjerash kanë dëshmuar për dobësitë e mëdha të UNMIK-ut, sidomos në planin ushtarak dhe të sigurisë, pastaj mungesën e çfardo pune me ekstremistët dhe për thellimin dhe jo zvoglimin e konfrontimit të dy bashkësive. Nga qershori i vitit 2002 bashkësia serbe në mënyrë sistematike është përjashtuar nga ecuritë e atjeshme. Në këtë mënyrë situata e sigurisë në Kosovë është këthyer në fazën ku ishte diku në fund të vitit 1999, ndërsa procesi paqësor është rrezikuar seriozisht.

RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se me këto zhvillime parimi "standardet para statusit" ka humbur në vlerë?

DUSHAN JANJIÇ
Fillimisht më duhet të them se tash duhet përforcuar punën politike, bisedimet dhe të rishikohet gjithë ajo që është luhatur. Është luhatur seriozisht kredibiliteti i UNMUK-ut dhe i përfaqësuesit special, Hari Holker. Nuk ka dyshim se është goditur edhe parimi i standardeve, por edhe më shumë sistemi i mbrotjes së të drejtave të njeriut në Kosovë. Por, mendoj se aspekti i bisedimeve, siç ishin ato të Vjenës, duhet të vazhdojnë. Mendoj se duhet t'i kthehemi konceptit të Këshillit të Sigurimit të vitit 2002 për decentralizimin dhe për mekanizamt e mbrojtjes së pakicës serbe, sepse pa këto gjëra nuk do të ketë zgjedhje të përgjithshme, përkatësisht nuk do të ketë pjesmarrje të bashkësisë serbe. Gjithashtu mendoj se duhet të hapen disa tema të reja, siç është siguria, që duhet të zgjidhet jo me vendimet e njëanshme të UNMIK-ut dhe bashkësisë ndërkombëtare, por me pjesmarrjen aktive të Beogradit dhe vendeve fqinje. Mbase duhet filluar edhe me bisedime, jo negociata, për të ardhmen dhe në këtë kontekst edhe për çështjen e statusit.

RADIO EVROPA E LIRË
Cila është ardhmëria e Kosovës – ndarja, fqinjësia apo pavarësia?

DUSHAN JANJIÇ
Unë nuk dëshiroj që e ardhmja të jetë varfëria. Pra, ardhmërinë e shoh në formën që Serbia, Mali i Zi dhe Kosova bashkërisht të hyjnë në Unionin Evropian. Ardhmërinë e shoh në zhvillimin e ekonomisë, sigurisë dhe të drejtave të njeriut...Sa i përket statusit unë mendoj se ai ka të bëjë me aftësinë e bartësve të pushtetit të ushtrojnë ate duke përmbushur kërkesat e shumicës dërmuese të qytetarëve. Në rastin e Kosovës strukturat ekzistuese nuk janë të afta as të kontrrollojnë ekstremistët dhe as të përmbushin kërkesat e numrit shumë të madh të shqiptarëve të papunësuar dhe të varfër dhe veqanërisht jo të serbëve. Më duhet të them se premtimet e dhëna fare lehtë për pavarësinë në vitin 2005 janë një nga motivet e kësaj dhune, sepse është fare transparente se ata që kanë bërë dhunë kanë synuar të shkurtojnë këtë afat duke besuar se nëse me dhunë do të imponojnë një realitet të ri, ai do të verifikohet përmes pavarësisë. Personalisht nuk përjashtoi bisedimet për pavarëisnë, por me këto zhvillime bisedimet e tilla kanë rënë posht në listën e prioriteteve.
Përfundimihst ardhmërinë e shoh në bashkëpunimin fqinjësor, ndërsa sa i përket vetë Kosovës ajo duhet që përbrenda të riorganizohet dhe demokratizohet dhe që pastaj banorët e saj, shqiptarët dhe serbët, vetë të vendosin se në çfarë modalitetesh do të jetojnë.

Intervistoi: R. BOROVIC
XS
SM
MD
LG