Ndërlidhjet

PA SHBA-të - BALLKANI MUND TË SHPËRTHEJË


"Los Angeles Times" (David L. Phillips)


Derisa shqiptarët dhe serbët akuzohen ndërmjet vedi ata pajtohen për një gjë: administrata e Bushit ka neglizhuar, përkatësisht e ka lënë pas dore Ballkanin, dhe kjo ka rezultuar me frustrime dhe zemrim që tash kërcënon me dhunë që do të dilte jasht kontrrollit.
Në vitin 1999 shqiptarët kishin pritur me eufori aksionin e Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s, por nga ajo kohë nuk është bërë progres drejt realizimit të të drejtës legjitime dhe të patjetërsuehsme të popullit të Kosovës për vetevendosje të plotë.
Në vend të përpjekjeve aktive për të negocuar statusin final të Kosovës, administrata e Bushit ka mbështetur planin e zhagitjes dhe bartjes së përgjegjësisë te Kombet e Bashkuara dhe te Unioni Evropian. Me planin "Standardet para statusit", shqiptarët duhet të jetësojnë një varg masash para bisedimeve për ardhmërinë politike të Kosovës.
Për dallim nga përpjekjet intenzive të administratës së Klintonit, zyrtarët e adminstratës Bush preferojnë çasjen e redukimit të pranisë në Ballkan.
Demonstrimet e dhunshme (në Kosovë) janë të papranueshme dhe të pajustifikueshme, ato ishin përgjigje ndaj zhvillimeve të fundit – shqiptarët në fakt janë të frustruar për mungesë të progresit për shumë vite. Frustrimi ishte i akumuluar për shkak të papunësisë që arrin shkallën 70 për qind dhe kjo është pasojë edhe e dështimit të Unionit Evropian në planin e privatizimit në Kosovë. Nga ana tjetër investime në Kosovë nuk do të ketë përderisa nuk sqarohet çështja e statusit përfundimtar. Mungesa e lidershipit amerikan në Kosovë ka radikalizuar serbët dhe shqiptarët.
Autori i shkrimit në vazhdim pohon se serbët kanë histori të gjatë në Kosovë dhe ata meritojnë respektimin e plotë të të drejtave të pakicës, ndërsa manastiret e vjetra ortodokse duhet të ruhen, por nëse Beogradi bën hap drejt kërcënimeve për të dërguar forca sigurie në Kosovë, situata mund të keçësohet mëtej.
Administrata e Bushit duhet të bëjë më shumë se dënimi i dhunës. Ajo duhet t'i sinjalizoi forcat jugoslave të mbeten jasht Kosovës dhe të hedh posht edhe propozimet e kryeministrit Koshtunica për ndarjen e Kosovës në kantone ose të vënjes së linjave mbi baza etnike.
Për më shumë, situata në Kosovë do të vazhdoj të keçësohet gjithnjë përderisa Shtetet e Bashkuara nuk imponojnë zgjidhjen. Kolin Pauell duhet të vizitoj rajonin dhe të ofroj plan serioz për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Në vend të bisedimeve vetëm sa për të biseduar, diplomatët amerikanë duhet të inicojnë negociata për marrëveshjen përfundimtare e cila serbëve do t'u ofronte autonomi, ndërsa Kosovës pavarësi.
XS
SM
MD
LG