Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përdorur veton në Këshillin e Sigurimit për të mos lejuar miratimin e një rezolute që dënonte vrasjen nga Izreali të Sheikh Ahmed Yassin-it, udhëheqës shpirtëror i Hamas-it. Duke shpjeguar veton, ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Negroponte tha: "Shtetet e Bashkuara votojnë kundër kësaj rezolute pasi aty nuk flitet për krimet e rënda të kryera nga Hamasi, që do të thotë se rezoluta nuk pasqyron realitetin e konfliktit në Lindjen e Mesme", tha ambasadori Negroponte.
Shefi i Ligës Arabe, Amer Moussa e ka quajtur të rrezikshme veton amerikane.
"Këshilli i Sigurimit nuk duhet të gjymtohet nga vetoja. Unë jam i shqetësuar pasi Izraeli do ta konsiderojë këtë situatë si dritë të gjelbër, për të realizuar listën e vrasjeve që ka", ka thënë Amer Moussa.
XS
SM
MD
LG