Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi e mbikëqyri sot fillimin e punimeve për rikonstruktimin e banesave të serbëve, në lagjen Ulpiana, në Prishtinë, që ishin shkatërruar gjatë trazirave të fundit. Zoti Rexhepi tha se blloku i banesave në Prishtinë, ku jetonin 122 serbë, do të duhej të riparohej brenda 10 ditësh. Ai mëtutje tha se do të riparohen edhe manastiret dhe objektet e kultit. Francesco Bastagli, zyrtar i lartë i Unmikut, që e shoqëroi kryeministrin Bajram Rexhepi, tha se "ky është një fillim i mirë, por duhet të bëhet edhe më tepër".
XS
SM
MD
LG