Ndërlidhjet

VJENË


Kombet e Bashkuara frikësohen se në Ballkan do të mund të pësonin mos-sukses të ri, shkruan sot gazeta vjeneze, Prese. "Prej trazirave në Kosovë, në kokat e zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara është e pranishme frika se pas dështimit në Bosnjë Hercegovinë, në fillim të viteve të 90-ta, edhe një mision në Ballkan, nën flamurin e Kombeve të Bashkuara, do të mund të pësonte mossukses" – shkruan Prese. Kjo gazetë mëtutje shkruan se "para se gjithash, te Shtetet e Bashkuara, tash një kohë të gjatë, ka rënë interesimi për Unmikun. Uashingtoni dëshiron që më tepër të përqendrohet në misionin paqeruajtës KFOR, që është nën komandën e Natos e me mandat të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e në të cilin marin pjesë edhe vendet që nuk janë anëtare të aleancës ushtarake perëndimore".
XS
SM
MD
LG