Ndërlidhjet

UASHINGTON


Komandanti i forcave të NATO-s për Evropë, gjenerali amerikan, James Jones, mbrëmë është shprehur se shpërthimi i dhunës ndëretnike në Kosovë, këtë muaj, është dëshmi se bota duhet të merret me statusin përfundimtar të Kosovës, pas sulmeve ajrore të Natos, që i dhanë fund shtypjes serbe ndaj lëvizjes për pavarësi të shumicës shqiptare në vitit 1999. Siç transmeton agjencia AP, lidhur me situatën në Kosovë, gjenerali Jones ka thënë se "qartazi shkaqet e pakënaqësisë etnike ende ekzistojnë".
XS
SM
MD
LG