Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Nënsekretari amerikan i shtetit, Marc Grossman ka arritur sot në Kosovë. Gjatë ditës së nesërme, Grossman do të takohet me përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, mirëpo zyrtarisht nuk është bërë i ditur qëllimi i vizitës së tij. Nënsekretari Grossman për herë të fundit ka qëndruar në Kosovë më 5 nëntor të vitit të shkuar, kur edhe ka lansuar afatizimin e standardeve para statusit, duke përcaktuar mesin e vitit 2005 si kohën kur duhen përmbushur standardet, në mënyrë që të fillojë përcaktimi i statusit përfundimtar të Kosovës. Sipas mediave serbe, edhe pse zyrtarisht nuk është konfirmuar, Grossman pritet që pas Prishtinës të vizitojë edhe Beogradin.
XS
SM
MD
LG