Ndërlidhjet

BUERGENSTOCK


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan ka vendosur që plani i tij për ribashkimin e Qipros të vihet në referendumin e 24 prillit në të dyja pjesët e ishullit të ndarë.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë qipriotëve ta miratojnë planin, i cili do të krijonte një federatë të grekëve dhe të turqve qipriotë dhe një qeveri qendrore.
"Askush nuk mund të jetë i sigurt se çfarë sjell e ardhmja, por jam i sigurt se plani im ofron gjasë të drejta për paqen, prosperitetin dhe stabilitetin, si asnjë ofertë e mëparshme", tha Anan.
Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell dhe kryeministri britanik Blair e quajtën planin historik. Edhe komisioneri i BE-së për zgjerim, Gunter Verheugen u bëri thirrje palëve të votojnë për planin, pasi mundësitë e tilla nuk vie shpesh.
XS
SM
MD
LG