Në konferencën e shtypi që sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer mbajti pas takimit të minsitrave të jashtëm të NATO-s së zgjeruar, tha se Kosova, Iraku, Afganistani dhe lufta kundër terrorizmit ishin çështjet kryesore të takimit të sotëm. Lidhur me gjendjen në Kosovë, Scheffer ka nënvizuar se Kosova do të vazhdojë politikën e përmbushjes së standardeve. Scheffer dhe Powell që ishte pjesëmarrës në këtë takim, kanë theksuar reagimin e fundit të NATO-s ndaj trazirave në Kosovë me dërgimin e trupave shtesë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.