Ndërlidhjet

BERLIN


Partia opozitare Liberale e Gjermanisë i ka dorëzuar Bundestagut dokumentin me të cilin propozon që Kosova të shpallet rajon në protektoratin e Bashkimit Evropian.
Liberalët kanë kërkuar që sovraniteti të kalojë në tërësi te Bashkimi Evropian, që do të kujdesej për politikën e jashtme dhe për mbrojtjen, ndërsa kosovarët do të kishin përgjegjësitë për çështjet e brendshme.
Një propozim të ngjashëm sot e ka bërë edhe Fondacioni Bertlesman që Kosova në tërësi dhe përfundimisht të hiqet nga sovraniteti i Beogradit dhe të vihet nën patronatin e Kombeve të Bashkuara.
Gjatë kësaj jave, ministri i jashtëm gjerman Joschka Fischer në një bisedë me gazetarët në Berlin ka thënë se "ekziston obligimi ndaj rezolutës 1244, por se duhet që në themel të mendohet për të gjitha."
XS
SM
MD
LG