Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BERLIN


Partia opozitare Liberale e Gjermanisë i ka dorëzuar Bundestagut dokumentin me të cilin propozon që Kosova të shpallet rajon nën protektoratin e Bashkimit Evropian.
Liberalët kanë kërkuar që sovraniteti të kalojë në tërësi te Bashkimi Evropian, që do të kujdesej për politikën e jashtme dhe për mbrojtjen, ndërsa kosovarët do të kishin përgjegjësitë për çështjet e brendshme.
Edhe Fondacioni Bertlesman ka propozuar që Kosova në tërësi dhe përfundimisht të hiqet nga sovraniteti i Beogradit dhe të vihet nën patronatin e Kombeve të Bashkuara.
Gjatë kësaj jave, ministri i jashtëm gjerman Joschka Fischer në bisedë me gazetarët në Berlin tha se "ekziston obligimi ndaj rezolutës 1244, por që në themel duhet menduar për të gjitha."
XS
SM
MD
LG