Ndërlidhjet

BRATISLLAVË


Ish-kryeministri autokrat i Sllovakisë, Vladimir Meçiar është shpallur fitues i papritur i rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale që janë mbajtur dje.
Komisioni qendror i zgjedhjeve ka thënë se Meçiar ka fituar 32 për qind të votave, i ndjekur nga ish-aleati i tij i ngushtë, Ivan Gasparoviç me 22.3 për qind të votave, ndërsa ministri i jashtëm, Eduard Kukan vie i treti me 22.1 për qind të votave. Meçiar, pushteti i të cilit qe kritikuar nga Perëndimi për mungesë demokracie dhe sundimit të ligjit do të garojë me Gasparoviçin në rrethin e dytë më 17 prillit.
XS
SM
MD
LG