Ndërlidhjet

MOSKË


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan arrin në Moskë për një vizitë triditëshe, gjatë së cilës pritet të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin për Kosovën dhe për Irakun.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme ruse, Aleksander Yakovenko ka thënë se Rusia është seriozisht e brengosur për shkak të situatës në Kosovë.
Lidhur me Irakun, Yakovenko ka thënë se Rusia përkrah përpjekjet e Ananit për stabilizimin e vendit, dhe se Kombet e Bashkuara duhet të kenë pushtet të vërtetë në Irakun që aktualisht administrohet nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG