Ndërlidhjet

TOKIO


Trazirat e fundit në Kosovë e dëshmojnë nevojën e një përkrahjeje të vazhdueshme ndërkombëtare për arritjen e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës, ka deklaruar kryeministri Bajram Rexhepi, në konferencën ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor në Tokio.
Ministri i Jashtëm i Serbisë e Malit të Zi Goran Svillanoviq ka thënë se zgjidhja për Kosovën duhet kërkuar në decentralizimin me autonomi territoriale dhe personale për serbët dhe joshqiptarët, gjë që nuk do ta paragjykonte statusin përfundimtar.
Shefja e diplomacisë japoneze Joriko Kavaguchi ka deklaruar se procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe NATO, ka rëndësi të veçantë për stabilizimin e mëtejmë të rajonit.
XS
SM
MD
LG