Ndërlidhjet

TIRANË


Shqipëria po e shqyrton mundësinë e rritjes së numrit të ushtarëve të saj në Irak në 200 vetë, përkundër sulmeve aktuale kundër pjesëtarëve të koalicionit që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara, është bërë e ditur sot nga Ministria e mbrojtjes në Tiranë. Aktualisht Shqipëria ka 70 ushtarë të vendosur në Mosul të Irakut. Zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes, Igli Hasani ka thënë se "ideja e rritjes së numrit të ushtarëve do të mund të realizohej në muajin shtator, pasi të analizohen aspektet logjistike dhe të tjera".
XS
SM
MD
LG