Ndërlidhjet

BAGDAD


Forcat amerikane dhe trupat e koalicionit edhe sot zhvilluan përleshje të ashpra në disa vende në Irak.
Njësitë e marinës amerikane hynë në Fallujah, ndërkohë që një predhë nga aeroplanët amerikanë qëlloi një xhami të qytetit.
Njoftohet se 5 marinca janë plagosur, kurse rreth 40 njerëz janë vrarë në xhami.
Në Qerbela, trupat polake vranë disa njerëz gjatë përleshjeve me shiitët, kurse ushtria amerikane tha se një helikopter i saj është rrëzuar në Baquba.
Prej shpërthimit të përleshjeve të dielën, janë vrarë të paktën 30 ushtarë të kaolicionit dhe mbi 150 irakienë.
XS
SM
MD
LG