Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në dëshminë e saj të sotme para komisionit që po heton sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, këshilltarja për siguri kombëtare e presidentit amerikan, Condoleezza Rice tha se edhe kujdesi më i madh lidhur me kërcënimet që ishin nga al-Qaida nuk kanë mund ti parandalojnë këto sulme. Condoleezza Rice tha gjatë dëshmisë së sotme publike se kanë ekzistuar informacione të agjencive të zbulimit se mund të ndodhë një sulm i përmasave të gjëra, por nuk ka pasur indikacione se kjo do të ndodhte në Shtetet e Bashkuara. Në këtë aspekt, Condoleezza Rice tha:
-Raportimet për kërcënimet që ne i morëm në pranverë dhe në verë të vitit 2001 nuk ishin specifike, siç nuk ishte as koha, as vendi dhe as mënyra. Pothuajse të gjitha raportet fokusoheshin në veprimtaritë e al-Qaidës jashtë Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën veriore.

Dëshmia e këshilltarers Rice është konsideruar si tejet e rëndësishme për shkak se ish zyrtari i administratës së presidentit Bush, Richard Clarke, kishte akuzuar administratën se u ka dhënë prioritet më të ulët kërcënimeve terroriste se sa administrata e mëparshme.
XS
SM
MD
LG