Anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviq vlerësoi se kryeadministratori Harri Holkeri, në paraqitjen e tij të sotme në Kuvend, është angazhuar për zhvillimin e situatës që "u shkon për shtati shqiptarëve". Zoti Ivanoviq ka thënë se në këtë seancë, që u mbajt pa praninë e deputetëve serbë, Harri Holkeri u tha shqiptarëve se "porosia ime është se do ta ndërtojmë Kosovën ashtu siç e dëshironi ju". Oliver Ivanoviq konsideron se "pa një vlerësim të drejtë të gjendjes" Kosova për një kohë të gjatë nuk do të jetë vend më i mirë as për serbët e as për shqiptarët.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.