Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kandidati demokrat për president amerikan, John Kerry ka kritikuar presidentin Bush për vazhdimin e pushimit për festën e pashkëve në fermën e tij në Kraford të Teksasit, përderisa dhuna në Irak po përshkallëzohet. Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti Bush është në kontakt me këshilltarët e tij ushtarakë dhe se festën e pashkëve po e kalon me familjen e tij. Sipas rrjetit televiziv Si-Bi-Es, presidenti Bush i ka kaluar në tërësi apo pjesërisht 233 ditë në fermën e tij prej se e mori postin e presidentit.
XS
SM
MD
LG