Ndërlidhjet

SIDNEJ


Qeveria e Australisë tha se do të mbetet në Irak përkundër dhunës në rritje dhe rrëmbimit të të huajve.
Kryeministri John Howard tha se qeveritë duhet të jenë të paepura ndaj militantëve, të cilët rrëmbejnë njerëz për t'i realizuar qëllimet e tyre politike.
"Marrja e pengjve është taktikë që ka për qëllim ta thyejë vullnetin e vendeve tona për t'i tërhequr trupat nga Iraku. Është me rëndësi që kjo taktikë të mos ketë sukses", tha Howard.
Australia ka 850 trupa në Irak në kuadër të forcave të koalicionit.
XS
SM
MD
LG