Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

CRAWFORD/TEXAS


Presidenti i Shteteve të Bashkuara i hodhi poshtë kërkesat për shtyrjen e bartjes së pushtetit në Irak.
Në fjalimin e rregullt javor të radios, George Bush tha se qeveria e tij do t'i përballojë të gjitha sfidat për formimin e qeverisë së re irakiene.
"Disa kanë sugjeruar se sulmeve të fundit duhet përgjigjur duke e shtyrë bartjen e sovranitetit. Kjo është ajo që duan armiqtë tanë. Ata duan që Amerika para botës të dështojë në përkushtimet e saj. Por armiqtë e lirisë do të dështojnë. Sovraniteti i Irakut do të arrijë në 30 Qershor", tha presidenti amerikan.
Bush tha se ithtarët kokëfortë të Saddam Husseinit u kanë prirë sulmeve ndaj forcave amerikane, dhe e dënoi liderin radikal shiit Moqtada al-Sadr, për të cilin tha se ka mobilizuar një "bandë hajdutësh" për ta terrorizuar policinë dhe qytetarët irakienë.
XS
SM
MD
LG