Ndërlidhjet

PRAGË


Zëvendës ministri i Jashtëm i Japonisë Ichiro Aisawa arriti në Jordan që t'i koordinojë përpjekjet për shpëtimin e 3 civilëve japonezë, rrëmbyesit e të cilëve janë kërcënuar se do t'i djegin të gjallë nëse Japonia deri nesër nuk i tërheq trupat nga Iraku.
"Qëllimi ynë është t'i shpëtojmë tre të rrëmbyerit. Do të veprojmë ashtu siç duhet për ta arritur qëllimin", tha Aisawa.
Një zyrtar i lartë palestinez tha se presidenti Yasser Arafat personalisht ka ndërhyrë për lirimin e japonezëve të rrëmbyer, të cilët janë akuzuar se kanë spiunuar për Izraelin.
Ministria e Jashtme në Londër tha se një këshilltar civil britanik gjithashtu besohet të jetë rrëmbyer në qytetin Nasiriyah.
XS
SM
MD
LG