Ndërlidhjet

BAGDAD


Armëpushimi mes trupave amerikane dhe guerrilëve irakianë në qytetin e Falluxhës po respektohet, pavarësisht incidenteve të kufizuara. Ndërkaq në qytetin e Naxhafit, zëdhënësi i Moqtda Sadri, klerik radikal shiitë, ka bërë të ditur se pret nga Shtetet e Bashkuara një përgjigje lidhur me dhënjen fund të dhunës mes mbështetësve të tij dhe trupave të koalicionit.
Lidhur me incidentet e fundit gjeneral brigade Mark Kimmit, nga trupat amerikane, ka bërë të ditur se një helikopter Apac është rrëzuar gjatë ditës 5 kilometra në perëndim të Bagdadit, ku për pasojë pilotët humbën jetën në aksion.
Gjatë ditës për zhvillimet më të fundit në Irak është prononcuar dhe presidenti amerikan George Bush, gjatë vizitës së tij në një nga bazat më të mëdha ushtarake në Teksas.
"Komandanti i trupave amerikane në Irak, John Abizaid e di se mund të më kërkojë trupa shtesë kurdoherë që do t'i duhen. Ai, ashtu si dhe unë, besojmë se dhuna e ditëve të fundit është punë e pak njerëzve, që përpiqen të ndërpresin përparimin që është bërë drejt demokracisë", tha Bush.
XS
SM
MD
LG