Ndërlidhjet

BAGDAD


Gjendja në Falluxha është e qetë, pavarësisht shkëmbimeve të rralla të zjarrit gjatë natës së shkuar, ka bërë të ditur gjenerali amerikan Mark Kimmit. Forcat amerikane, nga e premtja e kaluar, kanë vendosur armëpushim me kryengritësit sunitë në Falluxha, 50 kilometra larg Bagdadit, në mënyrë që të negociojnë me drejtuesit vendorë dhe fetarë të qytetit.
"Marinsat janë të gatshëm për të vazhduar operacionet për të shkatërruar plotësisht forcat armike në Falluxha. Trupat tona janë tepër të afta, të paisura me armatimin e duhur për ta përmbushur këtë detyrë. Por në këto momente po punojmë në rrafshin politik dhe presim të shohim diskutime të frytshme, që mund të cojnë në dhënjen fund të dhunës dhe të vendoset kontrolli i ligjshëm mbi Falluxhën", tha Kimmit.
Më tej Kimmit ka shtuar se që nga 1 prilli rreth 70 ushtarë të koalicionit dhe 700 irakianë kanë humbur jetën.
XS
SM
MD
LG