Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendës – kryeadministratori i Kosovës, Charles Bryshaw sot u takua me krytearin Ibrahim Rugova dhe me kryetarin e Kuvendit, Nexhat Daci. Siç është kumtuar nga zyra e presidencës, Zoti Bryshaw dhe zoti Rugova kanë vlerëuar se "ka shenja të përmirësimit të gjendjes pas trazirave të marsit". Ndërkaq nga zyra e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, është kumtuar se gjatë takimit të Nexhat Dacit me Charles Bryshaw është thënë se serbët nuk duhet ta braktisin Kosovën për shkaqe të sigurisë. Poashtu, është thënë se serbët e Kosovës duhet të heqin dorë nga ndikimi i Beogradit dhe duhet të angazhohen për stabilitet dhe prosperitet të Kosovës.
XS
SM
MD
LG