Ndërlidhjet

TIRANË


Zyrtarë nga Shqipëria dhe Rumania kanë shprehur sot përkushtimin e vendeve të tyre për mbajtjen e trupave në Irak, përkundër sulmeve të fundit terroriste kundër anëtarëve të koalicionit që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara. Aktualisht Rumania ka 700 trupa ndërsa Shqipëria 71 ushtarë në Irak. Këto komente u bën sot pas takimit të ministri të mbrojtjes së Shqipërisë, Pandeli Majko me ministrin rumun të mbrojtjes, Mircea Pascu. Zoti Majko u tha gazetarëve se Shqipëria po e shqyrton mundësinë e dërgimit të një numri më të madh të ushtarëve në Irak.
XS
SM
MD
LG