Ndërlidhjet

BAGDAD


Zëdhënësi i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, Dan Senor tha sot se aktualisht numri i personave të jashtëm që janë rrëmbyer nga irakianët është afro 40 vetë nga 12 shtete. Ai tha se agjencia FBI po punon me forcat e koalicionit dhe me forcat e sigurisë së Irakut për ti shpëtuar personat e zënë dhe për ti kapur rrëmbyesit. Ndërkaq duke folur për gjendejn aktuale në qytetin Falluxha, gjenerali amerikan Mark Kimmitt tha:
-Situata aktuale në Falluxha mbetet stabile. Gjatë 24 orëve të kaluara ka pasur një numër të sulmeve provokuese kundër forcave të koalicionit.

Zoti Senor konfirmoi lajmin për arrestimin e pastaj lirimin e Hazem al – Arajit, ndihmës i afërt i liderit fetar shiit, Moqtada al-Sadr, për të cilin autoritetet e koalicionit mendojnë se është udhëheqës i grupit të armatosur "armata Mehdi" që po kundërshton praninë e forcave të koalicionit në Irak.
XS
SM
MD
LG