Ndërlidhjet

KUVAJT


Komandanti i ushtrisë amerikane, gjenerali Richard Myers ka shkuar sot në Kuvajt për të biseduar me udhëheqjen e vendit lidhur me Irakun.
Myers do të takohet me kryeministrin e Kuvajtit, Sheikh Sabah, si dhe me ministrin e mbrojtjes dhe me ministra të tjerë. Myers ka thënë se planifikon të sigurojë liderët kuvajtianë se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për stabilizimin e Irakut, pasi udhëheqja e Kuvajtit është shprehur e brengosur se dhuna në Irakun fqinj mund të zgjerohet edhe në Kuvajt.
XS
SM
MD
LG