Ndërlidhjet

UASHINGTON


Drejtorët e CIA-s dhe të FBI-së dëshmojnë sot para komisionit të pavarur që po heton sulmet e 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.
Drejtori i CIA-s George Tenet pritet të ofrojë një përmbledhje të informacioneve të agjencisë para rrëmbimit të aeroplanëve në Nju Jork dhe në Pentagon, me ç'rast u vranë 3 mijë njerëz. Drejtori i FBi-së Robert Mueller do të dëshmojë më pas për iniciativat e zyrës së tij pas sulmeve të 11 shtatorit.
Paraardhësi i tij, Louis Freeh që ka dëshmuar dje një pjesë të fajit për kufizimet e veprimeve të FBI-së para sulmeve, ua ka hedhur restriksioneve buxhetore. "FBI, siç e dini para 11 shtatorit ka pasur 3.5 për qind të buxhetit federal për antiterrorizëm", tha Freeh, sipas të cilit kufizimet buxhetore kanë penguar FBI-në të bëjë më shumë para 11 shtatorit.
XS
SM
MD
LG