Ndërlidhjet

AMSTERDAM


Kombet e Bashkuara kanë emëruar gjykatësin britanik Ian Bonomy që do ta zëvendësojë gjykatësin Richard May në gjyqin për krime të luftës kundër Slobodan Milosheviqit në Hagë. Milosheviqi do ta fillojë mbrojtjen e tij më 8 qershor dhe ka paraqitur një listë prej më shumë se 1600 dëshmitarësh, ndër të cilët edhe kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-presidentin amerikan Bill Clinton.
Milosheviqi akuzohet për gjenocid dhe krime lufte të kryera në Bosnjë, Kroaci dhe në Kosovë gajtë viteve '90.
Ndërkohë, policia serbe e Bosnjës ka bastisur disa nërmarrje që besohet se u ofrojnë ndihmë të dyshuarve për krime të luftës, aktualisht në arrati. Një nga ndërmarrjet e bastisura ishte një radiostacion, pronare e të cilit është e bija e Radovan Karaxhiqit, Sonja Karaxhiq.
XS
SM
MD
LG