Ndërlidhjet

BAGDAD


Italia dhe Japonia e ripërsëritën përkushtimin për mbetjen e trupave të tyre në Irak përkundër vrasjes së një pengu italian dhe rrëmbimit të 2 japonezëve tjerë.
Kryeministri italian Silvio Berlusconi tha se vrasja nuk do të ndikojë në përpjekjet paqësore të Italisë në Irak, ku janë vendosur rreth 3.000 trupa italiane, ndërsa kryeministri japonez Junichiro Koizumi u zotua se nuk do t'i kthejë trupat në shtëpi.
Ndërkohë, trupat amerikane i përforcuan radhët e tyre në Najaf, ku vepron milicia e klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadr.
Nga Fallujah raportohet për zgjatjen e armëpushimit edhe për 48 orë, dhe për përleshje të reja mes marincave amerikanë dhe kryengritësve sunitë.
Në Manila, presidenti i Filipineve Gloria Arroyo tha se e ka pezulluar dërgimin e trupave shtesë në Irak, ndërsa nga Moska njoftohet se një aeroplan rus është nisur për të evakuar grupin e parë të specialistëve rusë nga Iraku.
XS
SM
MD
LG