Ndërlidhjet

BEOGRAD


Koalicioni qeverisës në Serbi ka zgjedhur Dragan Marshicanin, ministrin aktual të Ekonomisë dhe një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të kryeministrit serb Koshtunica, si kandidatin presidencial në zgjedhjet e qershorit në Serbi.
Anketat e opinionit flasin për një epërsi të Tomisllav Nikoliqit, kandidatit presidencial të Partisë radikale të Sheshelit.
Ndërkaq pas emërimit të djeshëm nga presidenti serbo-malazez i ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes, ministrat aktual Svilanovic dhe Tadic kanë dhënë sot dorëheqjen, për t'i hapur rrugë votimit të nesërm në parlament.
XS
SM
MD
LG