Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Pas një takimi me komandantin e KFOR-it, Holger Kammerhoff, kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova edhe një herë e dënoi dhunën e 17 dhe 18 marsit dhe shtoi se pavarësia e Kosovës nuk mund të fitohet me dhunë.
Ai tha se së bashku me UNMIK-un do të bëhen përpjekje për të vazhduar progresin në Kosovë dhe kërkoi bashkëpunim më të ngushtë me KFOR-in.
Komandanti i KFOR-it tha se ishte konkludim i përbashkët që dhuna e Marsit ka qenë një dëmtim dhe një kthim prapa.
“Por, në anën tjetër ne duhet të shikojmë përpara për të gjetur rrugët se si të bëjmë pajtimin dhe si të shkojmë përpara me ‘standardet për Kosovën’”, tha Kammerhoff.
XS
SM
MD
LG