Ndërlidhjet

JAGODINË


Është e mundur të bisedohet për bartjen e disa përgjegjësive të pushtetit lokal te serbët e Kosovës, por vetëm në kuadër të diskutimeve për statusin final të saj, ka deklaruar kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi në një prononcim për televizionin "Palma Plus".
I pyetur nëse për problemet në Kosovë do të bisedonte me kryeministrin e Serbisë, Rexhepi ka thënë se "ende është herët për biseda të tilla".
Lidhur me propozimin e Beogradit për autonominë e serbëve në Kosovë, Rexhepi ka thënë se kjo nuk është zgjidhje për Kosovën dhe nuk do të pranohet.
XS
SM
MD
LG