Ndërlidhjet

PRISHTINË


Takimi për themelimin e Grupit Përkrahës për Kosovën, qëllimi i të cilit do të jetë të ndihmojë procesin politik dhe ekonomik, pritet të mbahet të martën që vjen, sipas të gjitha gjasëve në objektet e Zyrës Amerikane në Prishtinë. Grupi do të përbëhet nga përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit, të Bashkimit Evropian, të Misionit të Kombeve të Bashkuara dhe të institucioneve të Kosovës. Themelimin e këtij Grupi e pati paralajmëruar edhe nënsekretari amerikan për cështje politike, Marc Grossman, gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë. Pjesëtarët e këtij Grupi do të takohen cdo gjashtë javë, periudhë kjo që përshtatet edhe me procesin për vlerësimin e standardeve, i cili gjithashtu pritet të bëhet cdo gjashtë javë.
BEOGRAD
Shefi i ri i diplomacisë i unionit Serbi-Mali i Zi, Vuk Drashkoviq deklaroi se detyra e tij prioritaredhe më e vështira do të jetë Kosova dhe mbrojtja e komunitetit serb në këtë rajon. Ai tha se do të luftojë për anëtarësim urgjent në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe për integrim në Bashkimin Evropian, duke u shprehur në favor të një bashkëpunimi të zgjeruar me Rusinë, Kinën dhe Japoninë, si dhe me vendet fqinje të bashkësisë shtetërore.
Drashkoviq ka thënë gjithashtu se katër gjeneralët e ushtrisë dhe të policisë serbe të akuzuar për krime të luftës në Kosovë duhet të dorëzohen në Tribunalin e Hagës. Mirëpo, i akuzuari kryesor, ish-shefi i ushtrisë Nebojsha Pavkoviq ka thënë se as që e ka ndërmend të dorëzohet.
XS
SM
MD
LG